SHBA-ja vendosi sot sanksione doganore kundër prodhimeve europiane duke shkaktuar irritim të Brukselit, që premtoi se do të kundërpërgjigjet në rastin e parë, me perspektivën e një ashpërsimi të marrëdhënieve tregtare transatlantike.

Kjo rritje e të drejtave doganore amerikane kundër prodhimeve europiane për një vlerë prej 7,5 miliardë dollarë hyri në fuqi në orën 00:01 të Uashingtonit (04:01 GMT).

Ajo ndodhi katër ditë pas miratimit përfundimtar nga Organizata Botërore e Tregtisë në Uashington për të vendosur sanksione kundër BE-së si kundërpërgjigje për subvencionet e akorduara për prodhuesin europian të avionëve Airbus.

“Duke shprehur keqardhje për këtë vendim, komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom, theksoi sot se BE nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kundërpërgjigjes.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb