Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare denoncojnë me forcë aktivitetet e dëmshme kibernetike, të ndërmarra kohët e fundit përmes territorit kinez, theksoi në një shënim Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell.

“Ne vazhdojmë të nxisim autoritetet kineze që t’u përmbahen rregullave dhe të mos lejojnë në territorin e tyre veprimtari kompjuterike keqdashëse”, deklaroi Borrell.

“BE i kërkon Kinës të marrë të gjitha masat të përshtatshme. Masat e arsyeshme, të disponueshme dhe të realizueshme për të zbuluar, hetuar dhe adresuar situatën”, shtoi ai.

“BE-ja dhe vendet e saj anëtare riafirmojnë angazhimin e tyre të fortë për sjelljen e përgjegjshme të shtetit për garantimin e një hapësire ​​kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt”, nënvizoi zyrtari i lartë.

Borrell specifikoi se “sot BE dhe vendet e saj anëtare, së bashku me partnerët e tyre diskutuan mbi aktivitetet e dëmshme kibernetike të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë tonë, sigurinë, demokracinë dhe shoqërinë në përgjithësi”.

“BE dhe shtetet anëtare të saj vlerësojnë se këto aktivitete janë ndërmarrë me qëllim të keq nga territori i Kinës”, shtoi Borell në shënimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: