Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kosovë, gjatë të cilit, Sllobodan Millosheviçin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Millosheviçit dhe veprimet e tij.
“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, tha Kocijançiç.

Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, raporton rel.

Vuçiç ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb