BRUKSEL-Bashkimi Evropian pret nga liderët politikË në Republikën e Maqedonisë që të gjejnë zgjidhje për krizën politike në vend.

Këtë porosi e përsëriti sot në emër të Brukselit zyrtar, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç.

“Shumë mirë është i njohur pozicioni jonë në lidhje me krizën politike që po zgjat në Maqedoni. Ne si BE jemi në kontakt të vazhdueshëm me partitë dhe palët e përfshira.

Ne presim nga liderët në Shkup që të gjejnë zgjidhje nga kriza për rrugën euro atlantike të vendit dhe për të mirën e qytetarëve.

Duke folur në këtë kontekst, mund që të ju them se kontaktet në terren janë të ndërmjetësuara nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve”, deklaroi Kocijancic.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: