Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk paralajmëroi sot SHBA-në se një vazhdim i luftërave tregtare do të çojë në recesion.

 

“Luftërat tregtare do të çojnë në recesion, ndërkohë që marrëveshjet tregtare rrisin ekonominë”, paralajmëroi ai pak para hapjes së samitit të G7-s në Biarritz, në Francë.

 

Presidenti i Këshilli Europian theksoi gjithashtu se BE do të kundërpërgjigjej nëse presidenti amerikan, Donald Trump dekreton tarifa të reja doganore mbi verën franceze.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb