Njësia ekzekutive e Bashkimit Evropian thotë se ka arritur një marrëveshje me disa nga rrjetet sociale dhe firmat më të mëdha teknologjike në botë, duke përfshirë Facebook dhe Twitter, mbi mënyrat për të luftuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes në internet.

Sipas kushteve të një kodi sjelljeje të miratuar sot, firmat, të cilat gjithashtu përfshijnë YouTube dhe Microsoft, janë zotuar për reaguar “shpejt dhe me efikasitet” ndaj gjuhës së paligjshme të urrejtjes.

Stafi i këtyre kompanive do të jenë të trajnuar në mënyrë që shumica e përmbajtjes së paligjshme të vlerësohet dhe kur është e nevojshme të hiqet brenda 24 orëve.

Kompanitë kanë rënë dakord edhe për të inkurajuar “rrëfimet kundërthënëse” që nxisin gjuhën e urrejtjes.

Vera Jourová, komisionere e BE-së që është përgjegjëse për drejtësinë, konsumatorët dhe barazinë gjinore, thotë se interneti është “një vend për fjalën e lirë, jo gjuhën e urrejtjes” dhe se nxitjet publike ndaj dhunës ose urrejtjes “nuk kanë vend online.” tg

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: