Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kartës Blu, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar nga vendet e treta.

Këshilli i BE-së miratoi sot direktivën që përcakton kushtet e hyrjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta me kualifikim të lartë, të cilët vijnë për të jetuar dhe punuar në territorin e Bashkimit.

Sistemi synon të tërheqë dhe mbajë punëtorë shumë të kualifikuar, veçanërisht në sektorët që përballen me mungesa të aftësive.
“Karta blu do të konsolidojë pozicionin e BE-së si një destinacion kryesor global për punëtorët me aftësi të larta”, shpjegoi ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs.

Ligji i miratuar do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shtetet anëtare do të kenë pastaj dy vjet kohë për ta respektuar këtë direktivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb