Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një plan për të furnizuar me 1 milionë municione luftarake Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve AP.
Plani për të rritur furnizimin me predha në Ukrainë u miratua nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së në fillim të kësaj jave dhe është nënshkruar sot nga 27 vendet anëtare të bllokut në një samit në Bruksel.
Një deklaratë që përcakton konkluzionet e takimit për Ukrainën tha: “Duke marrë parasysh interesat e sigurisë dhe mbrojtjes të të gjitha shteteve anëtare, Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen për dërgimin e municioneve tokësore dhe artilerie në Ukrainë dhe nëse kërkohet, edhe raketa.”
Duke iu bashkuar samitit me video-telefonatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte mirënjohës për propozimin.