“Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milion eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian për luftën kundër COVID-19”. Kështu deklaroi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

Sipas Sorecës, këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

“Qeveria e #Shqipërisë ?? ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milion eurosh të siguruara nga Bashkimi Evropian ?? si pjesë e mbështetjes në luftën kundër #COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike, duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.”, tha Soreca.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: