Ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO-, Leonard Demi, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se BE kishte një 10-vjeçar të fundit të vështirë.

Demi theksoi se BE-ja u godit nga dalja e Britanisë së Madhe prej unionit, por edhe nga pandemia.

“Gjitha përpjekjet tona janë për të qenë në BE. BE ka pasur një dhjetë vitesh të vështirë. Aq shumë probleme ka pasur, sa shumë njerëz besonin se Bashkimi Europian mund të shpërbëhet. E para janë dallimet mes veriut e jugut, kriza e borxhit të euros, emigrantët nga Lindja e Mesme, goditja nga dalja e Britanisë e tani goditja për shkak të pandemisë. Këtë gjë e kuptuan Merkel dhe Makron. Ata bënë gjithçka që të ndalojnë shpërbëjnë, duke ndihmuar shtetet e jugut, që u prekën nga pandemia. BE do të ndajë grante për shtetet e prekura nga pandemia”, tha Demi.

Leonard Demi nënvizoi se BE në vitin 2021, qëndron përballë sfidave të panjohura.

“BE mori borxh për herë të parë dhe kjo gjë është revolucion. Koha do tregojë se deri kur do shkojë integrimi i BE-së. Brenda BE-së, ekziston një grup të kursyerish. Thembra e Akilit e BE-së është shteti ligjor. Viti 2020 ishte i vështirë për BE, për 2021 BE-ja qëndron përballë sfidave dhe të të panjohurave. Në shtator të 2021, në Gjermani do të bëhen zgjedhjet. Merkel do të largohet nga politika, e nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë. Nuk dimë si do jetë politika e së ardhmes. Kemi tashmë SHBA-në me president të ri. Edhe zgjedhje e Biden ndikon në BE”, deklaroi Demi.

Më tej, Demi vlerësoi se edhe zgjedhja e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë në SHBA mund të ndikojë në politikat e BE-së.

Atë se çfarë do të ndodhë në politikë, nuk mund ta përcaktojmë dot në mënyrë të saktë. Pasrashikohet që të ketë bashkëpunim dhe thellim të marrëdhënieve në qasjet globale. Një problem është çfarë qëndrimi do të mbajë SHBA dhe BE ndaj Kinës. Kjo sepse Kina do të ndikojë në Europë, përmes teknologjisë dhe programin për krijimin e rrethit të rrugëve në Europë”, përmbylli ish-ambasadori Demi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: