Kryeministri i maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është dorëhequr. Është kjo ajo që mësohet nga burime diplomatike europiane, cituar nga Ansa, pas refuzimit të hapjes së negociatave nga Bashkimi Europian për Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë.

Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar, ndersa mediat shkruajne se po shqyrtohen të gjitha opsionet.

Analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërkaq tashmë ka paralajmërim edhe për takim të mundshëm të liderëve tek presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Nga Kabineti i presidentit thonë se me deklaratë për këtë çështje do të dalin pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel.

Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti ka marrë ftesë nga shefi i shtetit për takim të liderëve të partive politike nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar të dielën në vilën “Vodno”. Tani për tani nuk ka konfirmim për atë nëse ftesën tashmë e kanë marrë edhe liderët e LSDM-së, VMRO – DPMNE dhe partive të tjera politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: