Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë me vlerë 1.5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën, sipas presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Sot, ne disbursuam 1.5 miliardë euro të tjera për Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter.

Sipas von der Leyen, mbështetja e BE-së “ndihmon që Ukrains të funksionojë ndërkohë që mbrohet nga sulmet ruse”. Kjo ndihmë gjithashtu “e vendos Ukrainën në rrugën e saj drejt BE-së duke mbështetur reformat, qeverisjen e mirë dhe stabilitetin financiar”.

“Së bashku, ne po shkruajmë të ardhmen e Ukrainës,” shtoi presidentja e KE.

Sakaq, programi i BE-së për vitin 2023 për ndihmën makro-financiare për Ukrainën ka arritur vlerën e 18 miliardë eurove së bashku me ndihmën e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb