Bashkimi Evropian shtoi 4 vende të reja në listën e vendeve të cilat mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit të zbatuara për shkak të COVID-19.

Në një deklaratë nga Këshilli Evropian thuhet se përditësimi i listës i cili përfshin vendet që rekomandohet heqja në mënyrë graduale e kufizimeve që zbatohen për udhëtimet jo të detyrueshme.

Me përditësimin e fundit, vendet e BE-së mund të heqin kufizimet e udhëtimit për Argjentinën, Kolumbinë, Namibian dhe Perunë.

Në listë më parë ndodheshin Australia, Kanadaja, Kili, Jordania, Kuvajti, Zelanda e Re, Katari, Ruanda, Arabia Saudite, Singapori, Koreja e Jugut, Ukraina, Uruguaji, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në listë theksohej se vendet e BE-së mund të mbajnë hapur kufijtë e tyre edhe për Kinën nëse lejohet udhëtimi për shtetasit e tyre.

Lista e BE-së mbart cilësinë e rekomandimit për vendet anëtare dhe nuk është e detyrueshme. Lista në fjalë përditësohet një herë në çdo dy javë.

Nga vendet në listë mund të lejohen udhëtimet turistike në BE ndërkohë që për udhëtarët mund të zbatohen edhe disa masa si testi dhe karantina.

Ndërsa për vendet që nuk përfshihen në listë vazhdojnë kufizimet e udhëtimit të vendeve të BE-së.

Në mars 2020 për të parandaluar përhapjen e pandemisë, BE-ja krahas 27 vendeve anëtare vendosi kufizime për udhëtimet jo të detyrueshme ndaj Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës të cilat janë pjesë e rajonit Schengen.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb