Qeveria spanjolle ka raportuar se janë identifikuar 59 raste të reja infektimi nga lija e majmunëve, duke shtuar se do të merrte vaksina dhe ilaçe antivirale për të frenuar përhapjen e saj përmes një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me BE.

“Gjithsej 59 persona rezultuan pozitivë për sëmundjen, nga të cilët 20 u konfirmuan se e kishin marrë atë përmes sekuencës së gjenomit”, tha Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias.

Në total, në mbarë vendin janë raportuar 171 raste të dyshuara të lisë së majmunëve.

“Spanja synon gjithashtu të blejë vaksina kundër lisë së majmunëve Imvanex dhe antiviralë Tecovirimat — që përdoren zakonisht për të trajtuar të njëjtën sëmundje — nëpërmjet një skeme të përbashkët prokurimi të BE-së për të tentuar të ndalojë përhapjen e lisë së majmunëve. Autoriteti i Reagimit Emergjent Shëndetësor i BE do të vërë në dispozicion vaksinën e lisë për vendet anëtare”, tha Darias, duke shtuar se dozat do të “shpërndahen në mënyrë të barabartë midis shteteve anëtare”.

Nuk ka asnjë trajtim specifik, por vaksinimi kundër lisë është gjetur të jetë rreth 85 për qind efektiv në parandalimin e lisë së majmunëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se që nga 22 maji, më shumë se 250 raste të konfirmuara dhe të dyshuara janë raportuar zyrtarisht në agjencinë shëndetësore të OKB-së nga 16 vende jashtë kombeve endemike në Afrikën perëndimore dhe qendrore.

Lija e majmunëve, e cila zakonisht nuk është fatale, mund të shkaktojë ethe, dhimbje muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura, rraskapitje dhe një skuqje të ngjashme me linë e dhenve në duar dhe fytyrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb