Bashkimi Evropian planifikon të godasë Rusinë me sanksione të reja deri në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Kiev.

“Ne do të prezantojmë me partnerët tanë G7 një kufi shtesë të çmimeve për produktet e naftës ruse dhe deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit ne synojmë të kemi paketën e 10-të të sanksioneve,” tha von der Leyen gjatë një konferencë shtypi me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Sanksionet ekzistuese po “gërryejnë” ekonominë e Rusisë, tha ajo, dhe “po e kthejnë atë pas”, duke vlerësuar se vetëm një kufi ekzistues i çmimit të naftës po i kushton Moskës rreth 160 milionë euro çdo ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb