Bashkimi Europian ka publikuar raportin 2016 për drogën, ku theksohet ky treg në gjithë kontinentin qarkullon 24 miliardë euro në vit. Në raportin e Komisionerit për Çështjet e Brendshme në BE, të publikuar nga komisioneri Dimitris Avramopulos, thuhet se ky nuk është i vetmi aktivitet i paligjshëm që sjell përfitime për krimin e organizuar, duke shtuar edhe terrorizmin dhe trafikimin e qenieve njerëzore në to.

Raporti i BE është publikuar si një udhërrëfyes për Europolin dhe policitë e tjera të unionit, ku vlerësohet se aktivitetet e paligjshme sjellin mbi 30 miliardë euro në vit për organizatat kriminale, ku pjesën më të madhe e zë droga.

Sipas këtij raporti, 38 % të tregut të drogës e zënë bimët narkotike, pra kanabisi që gjeneron 9.3 miliardë euro çdo vit fitime për trafikantët dhe prodhuesit.

Për Shqipërinë, në këtë raport thuhet se me gjithë operacionin policor në Lazarat, vendi unë renditet sërish i pari në Europë për prodhim kanabisi dhe shitjen e tij në tregjet e paligjshme europiane. Pas saj vjen Holanda, ku ky mall shpërndahet, duke shkelur shumë herë edhe ligjet për konsumin e tij.
Edhe Çekia zë një pjesë të rëndësishme të këtij tregu së bashku me Marokun, Spanjën dhe Afganistanin.
Në vend të dytë, droga që sjell më shumë të ardhura del të jetë heroina, pasi zë 28 % të këtij tregu duke arritur 5.8 miliardë euro në vit.

Heroina, që rrjedh prej opiumit, vjen nga vendet e Kaukazit përmes Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me gjithë operacionet e mëdha që janë bërë përgjatë vitit 2015, ku u sekuestruan më shumë se 3300 tonë heroinë anembanë Europës, trafikantët e saj kanë gjetur shtigje të reja.
Sa i përket vendit të tretë, atë e zë kokaina, e cila ka 24 % të tregut me 5.7 miliardë euro çdo vit. Më pas vijnë afetamina dhemetamfetamina me 8 % dhe 1.8 miliardë euro në vit. Pas tyre renditet ekstazi me 2 % dhe disa substanca të tjera psikoaktive.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: