BRUKSEL- Komisioni Evropian vazhdon të përgatitet për mundësinë që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian në muajin mars, pa marrëveshje për përcaktimin e marrëdhënieve në të ardhmen. Por ndërkaq, KE thekson se po punohet për të arritur një traktat.

Zëdhënësi i shefit ekzekutiv të BE-së, Margaritis Schinas, hedh poshtë disa raportime të mediave lidhur me një njoftim të së mërkurës nga një zyrtar i lartë i Komisionit, i cili tha se përgatitjet për Brexit pa marrëveshje u ngjajnë “historive të horrorit”, duke thënë se nuk ka pritshmëri të tilla.

“Ne jemi të gatshëm për të gjithë skenarët”, ka thënë Schinas në një konferencë për mediat, duke shtuar synimi kryesor është që të arrihet një marrëveshje me Londrën.

“Mbani qetësinë dhe vazhdoni negociatat”, ka shtuar ai, para se të citonte presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka thënë javën e kaluar se ekzekutivi është i përgatitur mirë edhe për mungesën e një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb