PRISHTINE- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për një projekt për rehabilitimin e Urës së Mitrovicës. Mësohet se ky projekt përfshin ndërtimin e rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe qasjes për këmbësorë.

Ky projekt do të financohet nga programi IPA i Bashkimit Evropian.

Revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj ka nisur më 17 tetor 2015 dhe ky revitalizim është paraparë me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: