Bashkimi Evropian (BE) ka siguruar 43,5 milionë euro ndihma humanitare për Sudanin e Jugut.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka siguruar ndihmë humanitare për Sudanin e Jugut, i cili po lufton me probleme të thatësirës dhe urisë.

Më shumë se tetë milionë njerëz në Sudanin e Jugut nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore dhe më shumë se shtatë milionë njerëz janë në rrezik të urisë, thuhet më tej.

Vendi është prekur gjithashtu rëndë nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19), prandaj BE-ja ka ndarë 43,5 milionë euro ndihmë humanitare Sudanit të Jugut për ushqim dhe mbrojtje.

Në vitin 2020, BE-ja siguroi gjithashtu 21 milionë euro mbështetje për këtë vend.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb