Bashkimi Evropian ka arritur të sigurojë 600 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila thekson se kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën.

“Tani kemi qasje në 600 milionë doza të vaksinës së BioNTech/Pfizer, duke dyfishuar sasinë fillestare. Kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën. Në total ne kemi siguruar 2.3 miliardë doza të vaksinave kundër Covid-19 për Evropën dhe vendet fqinje. Më të fortë së bashku”, shkruan Presidentja e KE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb