Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka deklaruar se BE ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pifzer/Bion Tech, për sigurimin e katër milionë dozave të tjera vaksinash.

Sipas saj, sasia e siguruar do të shpërndahet në vendet anëtare të BE-së deri në fund të muajit mars. Këto doza, nuk kanë lidhje me sasinë e siguruar më herët dhe do të jenë në formën e një shtese, me qëllim vaksinimin masiv të vendeve më të mëdha në BE.

“Sasia e siguruar do të ndihmojë vendet anëtare në përpjekjet e tyre për të kapërcyer përhapjen e varianteve të reja të virusit dhe do të kontribuojë në rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Urusla von der Layen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb