Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi, RTCG, ka thënë se duhen reforma më të thella, e për këtë ka kërkuar nga BE të nxisë politikën shqiptare.

Ai tha më tej se shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës, si dhe një bilanc negativ në luftën kundër korrupsionit.

Pjesë nga intervista e Ilir Metës:

Shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti, nga qeveria, si dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës dhe një bilanc tepër negativ përsa i takon luftës kundër korrupsionit.

Gazetarja: Përcjellja për rrugëtimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Është e qartë ngecja në këtë rrugëtim në radhë të parë për shkak të rrjedhave jo të qëndrueshme politike të brendshme, reformave të pamjaftueshme, korrupsionit, kriminalitetit, etj. Cili është mendimi juaj? Çfarë duhet bërë në hamendësimin e proceseve të integrimeve që meritojnë vendet e rajonit për t’iu përafruar vendeve dhe popujve europianë? Kur është fjala për objektivin strategjik të vendeve të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian? Është e qartë ngecja në këtë rrugëtim. Këto për shkaqe të ndryshme. Cili është mendimi juaj? Çfarë duhet bërë për përparimin e një procesi në drejtim të integrimeve që më në fund, edhe vendet e rajonit t’u bashkëngjiten popujve europianë?

Presidenti META: Duhen përpjekje më serioze për të bërë reforma reale dhe jo fiktive përsa i takon forcimit të shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është një shqetësim në vendet tona dhe që është një shqetësim edhe për vetë Bashkimin Europian!

Institucionet europiane duhet të jenë më kërkuese për zbatimin efektiv të reformave, sepse disa prej tyre tashmë kanë ngritur shqetësimin se janë harxhuar shumë fonde, por efektiviteti ka qenë i ulët.

Kjo ndodh sepse shpesh përfaqësuesit e institucioneve europiane në vendet tona konformohen me qeveritë në pushtet dhe nuk u qëndrojnë fort parimeve, mbi të cilat janë ideuar apo bazuar këto reforma.

Shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti, nga qeveria, si dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës dhe një bilanc tepër negativ përsa i takon luftës kundër korrupsionit.

Gazetarja: Është e njohur se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë edhe parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Marrëdhënie të tilla, të afërta dhe miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi janë me të vërtetë të mira dhe janë shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Si i vlerësoni ju ato dhe cilat janë mundësitë edhe më të gjera edhe të bashkëpunimit të mëtejshëm?

Presidenti META: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk janë të mira: Janë të shkëlqyera dhe një shembull për të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë është në të gjitha fushat dhe ka nevojë për t’u përqendruar në disa projekte konkrete, të cilat i kemi diskutuar prej kohësh dhe të cilat do të ndryshonin shumë cilësinë e jetës të komuniteteve që prekin këto projekte, por njëkohësisht do të lehtësonin shumë më tepër edhe komunikimin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Është e domosdoshme një urë mbi Bunë! Ada e Vogël dhe Ada e Madhe të lidhen në mënyrë që të kemi një lidhje Ulqin, Belfort, Shkodër dhe përsëri Murriqan, Ulqin. Kjo do të ishte një gjë shumë pozitive.

Së dyti, lidhja sa më shpejt e komunikimit buzë Liqenit të Shkodrës, për pjesën tjetër.
Janë gjërat më të thjeshta, por çlirojnë shumë energji pozitive, shumë potencial, përveçse shumë projekte të tjera, të cilat kanë ndodhur dhe janë në proces.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: