BRUKSEL– Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rinisur sot negociatat e anëtarësimit në Bruksel, duke hapur një kapitull të ri në bisedimet e bllokuara prej disa vitesh, njoftoi presidenca e Luksemburgut të BE-së.

Kapitulli 17, i cili mbështetet në politikën ekonomike dhe monetare, u hap gjatë një konference ndërqeveritare e thirrur dy javë pas një samiti të jashtëzakonshëm evropian që ka si objektiv forcimin e bashkëpunimit midis BE-së dhe Turqisë mbi krizën migratore.

“Dinamika pozitive në marrëdhëniet BE-Turqi është në rrugën e duhur”, shkruan në Twitter delegacioni i Turqisë në Bruksel.

Qeveria turke është e përfaqësuar në Bruksel nga zëvendëskryeministri Mehmet Simsek, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu dhe kolegu i tij i ngarkuar për Çështjet evropiane, Volkan Bozkir.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: