BE vendos sot për hapjen e kufijve me vendet jo- anëtare teksa konsultimet vijojnë ende.

Të premten u ra dakord për 14 vendet të cilat do të hapen kufijtë, mes të cilave ishin Serbia dhe Mali i Zi, por jo Shqipëria.

Burime nga BE për Euractiv, thanë se ka shumë paqartësi për vendimin, por Presidenca shpreson që sot të merret një vendim duke u hedhur në votë.

Kriteri që ndan vendet europiane nga dakordësimi, është shifra 16 e cila tregon rastet e reja për 100 mijë banorë. Vendet që kanë nën këtë shifër infektimi do të kenë të hapura kufijtë, kurse mbi këtë BE nuk do të lejojë hapjen e kufijve.

Sipas këtij kriteri, SHBA nuk lejohet t’i hapen kufijtë, kurse me Kinën po. Disa vende anëtare të unionit janë kundër hapjes së kufijve me Kinën, aty nga ku filloi pandemia dhe të lihet jashtë SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb