Ministri italian i Mjedisit, Sergio Costa dhe homologët e tij nga Danimarka, Finlanda, Franca, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia i kanë dërguar një letër Komisionit Europian, në të cilën ata kërkojnë që BE-ja të angazhohet për të arritur në zero emetime neto të gazrave deri në vitin 2050.

Letra kujton se të gjithë skenarët duhet të marrin parasysh raportin e IPCC / OKB-së mbi rëndësinë e mbajtjes së ngrohjes globale në 1.5 gradë. Për këtë, ne ministrat “inkurajojmë Komisionin për të bërë një drejtim të qartë drejt zeros në vitin 2050 dhe për të marrë parasysh reduktimin e emisioneve të gazit serrë me të paktën 40% në vitin 2030 .

‘’Propozimi mbi emetimet deri në vitin 2050, duhet të shqyrtojnë pasojat e mosveprimit dhe krahasojë ndikimet pozitive të një tranzicioni ambicioz ekologjik, në veçanti mundësitë ekonomike dhe të punësimit, përmirësimin e cilësisë së jetës, përfitimet për cilësinë e ajrit, shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin’’, shkruhet në letër.

“Ne kemi marrë një letër nga disa ministra shtetesh dhe jemi të përgatitur strategjinë e klimës afatgjatë që duhet të paraqiten të mërkurën e ardhshme’’, tha zëdhënësja e Komisionit për Energjinë dhe Klimën, Anna-Kaisa Itkonen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: