Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë deri më 24 shkurt 2024.

Që nga fundi i shkurtit 2022, BE ka prezantuar nëntë paketa sanksionesh kundër Rusisë.

Këto kufizime përfshijnë sanksione tregtare, financiare dhe personale. Aktualisht sanksionohen 1386 persona fizikë dhe 171 persona juridikë.

Më herët, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte shpallur paketën e dhjetë të kufizimeve anti-ruse. Sipas saj, sanksionet me vlerë mbi 10 miliardë euro do të ndikojnë në eksportet.

Për më tepër, përfaqësuesit e vendeve të BE-së kanë planifikuar të miratojnë përfundimisht një paketë të re kufizimesh kundër Rusisë në një takim ditën e sotme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb