Bashkimi Europian ka zgjeruar listën e tij të sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke shtuar 28 individë për rolin e tyre në represionin e brendshëm dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, sipas një njoftimi të Këshillit të BE-së.

Sanksionet e reja përfshijnë dy nënkryetarë për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GUBOPiK) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bjellorusisë, të cilët akuzohen për përndjekje politike në Bjellorusi.

Sanksionet e reja përfshijnë edhe përfaqësues të ndryshëm të sistemit gjyqësor, pra prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët akuzohen në BE për shqiptimin e dënimeve të motivuara politikisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb