Batutat e Salsano Rrapit dhe qeshjet e banorëve të tjerë në momentin që u përmend emri i Bora Zemanit gjatë darkës në “BBV” duket se e mërzitën Beatrix aq sa ajo vendosi të mos ishte e pranishme mbrëmë në emision.

Kështu, ajo refuzoi edhe darkën që do të hante brenda shtëpisë me Donaldin e banorët e tjerë. Arbana tregoi se Beatrix ishte e mërzitur për shkak të situatës dhe të gjithë menduan se shkak u bë Ermal Mamaqi. Mirëpo, në një video të këtij të fundit drejtuar Trixës, lidhur edhe me debatet ne spektakel se mund te ishte ai arsyeja e zemërimit të Trixës prej batutave të Salsanos me vrasje dhe therje dhe jo prej Ermalit.

I gjendur mes këtyre komenteve edhe Salsano Rrapi ka reaguar me një video, ku ironizon situatën duke iu drejtuar Ermalit me kërkesën që të bëjnë një film.

Sipas Salsanos, Ermali duhet të jetë një kanibal që do të hajë Salsanon dhe të gjithë shqipëtarët do të jenë rehat, ndërsa ata të dy pas filmit do të pinë një kafe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Salsano Rapi (@salsanorrapi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb