E ftuar në “Big Brother VIP Fun Club”, Fifi rrëfeu për herë të parë pas daljes nga shtëpia gjithçka që mendonte tani që e shihte spektaklin si publik. E pyetur se cilët janë banorët më të vërtetë brenda BBV, këngëtarja tha emrin e Monikës, Donaldit dhe Triksës.

“Monika ka bërë lojën më të bukur dhe të vërtetë që prej fillimit. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveçse ka aktruar në disa vende, por më ka pëlqyer loja e saj. Një njeri tjetër që ka qenë origjinal është Donaldi. Besoj se edhe Triksa është shumë reale, por e ndrydhur në të njëjtën kohë. Më ka dhembur sa është gjykuar nga jashtë”, -është shprehur Fifi, duke shtuar: “Unë i dija gjërat nga jashtë dhe kur hyja aty i dëgjoja të transformuara historitë dhe në atë pikë nuk duroja dot. Ndryshimi im dhe i Triksës është pikërisht ky: ajo duron, unë jo. Dhe mendoj se duron ngaqë nuk do të humbë Donaldin. Ndërsa unë kisha për të humbur gjithë ata që më duan jashtë shtëpisë.”

Këngëtarja ka shtuar se falsiteti ka qenë arsyeja kryesore pse bëhej keq dhe dilte nga vetja.

E pyetur se pse nuk e përshëndeti Ilirin kur doli nga shtëpia, Fifi ka shprehur rezervat e saj ndaj tij.

“Nuk kam si përshëndes një njeri që mendon se kam aktruar kur më ra të fikët dhe mendon se aktroj për gjendjen shëndetësore. Ai dhe më vonë kur kërkoi falje, e bëri sa për sy e faqe, bëri sikur nuk e kishte kuptuar”, -tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: