Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Shumë personazhe publike kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar femrat më të veçanta në jetën e tyre, e sidomos nënën.

Një urim të veçantë për të ëmën ka ardhur edhe nga këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj përmes llogarisë së saj në Instagram.
Ramosaj postoi një video ku shihet teksa përqafon nënën e saj, Antigonën, pamje të cilat janë marrë pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në mbishkrimin e videos, Beatrix ka treguar dashurinë dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e saj, teksa e përshkruan si inspirim dhe mbështetja më e madhe.

“Asgjë nuk krahasohet me dashurinë e nënës. Përqafimet e saj janë shëruese, fjalët e saj ngushëllojnë. Prekja e saj është magjike dhe kujdesi i saj i pazëvendësueshëm. Dhe në krahët e saj, ne do të gjejmë gjithmonë shtëpinë tonë. Të festojë çdo ditë, gjithë kohën, nëna ime. Urime Dita e Grave dashuria ime”, ka shkruar Beatrix.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb