Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është një prej banorëve të Big Brother Vip, prej dy muajsh tashmë. Ajo, teksa ndodhej në zonën e pishinës me banorë të tjerë, ka nisur t’i këndojë këmbëve të saj, duke falenderuar nënën për këtë bekim. Mirëpo nuk e ndali me kaq, Këngëtarja përmendi nënën duke thënë, “gjoksin nuk ia dha, por e bëri vetë”, referuar operacionit plastik për rritjen e numrit të gjoksit.

Më pas, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj teksa thoshte duke qeshur: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”, teksa banoret që ishin pranë saj po qeshnin.
“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam (i drejtohet banoreve) Këmbë më të bukura përzotin nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb