Edhe pse Beatrix refuzoi darkën me banorët e Big Brother VIP, ku kishte mundësinë të takonte dhe Donaldin, ky i fundit ka surprizuar me veprimin e tij. Pavarësisht se u prek nga gjesti i saj, aktori i humorit ka bërë thirrje ditën e sotme që t’i dërgojnë një buqetë me lule.

“Për të gjitha dyqanet e luleve që janë në Tiranë, t’i çojnë një tufe me lule Trixës për mua.”, shprehet Donaldi. Kujtojmë që Beatrix u largua nga Shqipëria pas situatës që ndodhi pak ditë më parë në BB VIP. Këngëtarja është prekur nga batutat që shkëmbyen Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi ndaj saj.
Kushërira e saj, Anxhelina zbuloi ditën e sotme se ato kanë udhëtuar drejt Dubait për të qëndruar paksa larg polemikave rreth Big Brother.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: