TIRANË

“Big Brother” VIP” është future në javën e fundit të saj, ku të premten pritet të shpallet edhe fituesi.

Ata këtë javë po e kalojnë të qetë dhe pa tensione, e shihen tepër të bashkuar. 14 shkurti, që përkon me ditën e dashurisë i ka gjetur banorët të izoluar në shtëpi. Donldi dhe Beatrix, janë një nga çitet e krijuara brenda “Big Brother”, por së fundmi, pas një batutë të tij gjërat duken se janë ftohur.

Për këtë, Einxhel ka kërkuar nga aktori t’i bëj një surprizë këngëtares, por ai nuk ka pranuar, duke u justifikuar me faktin se nuk është tip i këtyre gjërave.

Biseda mes banorëve:

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni.

Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë s’jam tip Shën Valentini e para.

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo, jo, nuk…

Beniada: Jam dakord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: