Bebe Rexha di gjithmonë të tërheqë vëmendjen e fansave të saj.

Në llogarinë e saj në rrjete sociale, këngëtarja shqiptare me famë botërore, publikon foto e video të shumta nga përditshmëria. Ajo herë shfaqet me bikini dhe herë e veshur bukur e me stil, me plan të parë format trupore.

Por me foton e fundit, Bebe është bërë nostalgjike. Ajo ka publikuar një foto nga fëmijëria.

“Thjesht duke u përpjekur të erëzoj kronologjinë tuaj në këtë të Dielë të bukur. Unë kur isha 8 vjeç”, shkruan Bebe.

Vetëm disa minuta pas publikimit, fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb