SHBA

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha pritet të debutojë në rolin e aktores në filmin ‘’Queenpins’’. Ajo do të aktrojë përkrah aktorëve të famshëm si: Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn, ndërsa ajo është shprehur se ndjehet tejet e entuziazmuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale, duke shpërndarë trajlerin e filmit dhe një mbishkrim.

“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar ajo.

Filmi parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: