SHBA
Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare më të njohura në botë. Edhe pse është gjithmonë e angazhuar me punë këngëtarja asnjëherë nuk lë pas dore familjen e saj.
Së fundmi, Bebe ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku tregon surprizën që i ka bërë mamasë së saj në ditën e nënës. “Çanta e parë ‘Chanel’ për mamanë. Të dua, meriton 1 milion çanta ‘Chanel’”, ka shkruar këngëtarja.
“Pse më gënjeve?”, dëgjohet ajo t’i thotë Bebes duke qeshur, teksa hap dhuratën. Kujtojmë se para disa muajsh, Bebe publikoi këngën ‘Last Hurrah’, e cila rezultoi shumë e suksesshëm, ndërsa së shpejti pritet nxjerrë dhe albumin e saj të ri.
(BalkanWeb)