SHBA

Gen Blue e Coldwell Banker ka qenë prej kohësh një lider në industrinë e pasurive të patundshme. Ndërsa, në ngjarjen e këtij viti, shumëllojshmëria, rekrutimi e konkurrenca do të jena tema të Gen Blue Experience që do të mbahen këtë javë në New York.

E ftuar për të performuar në këtë eveniment është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ylli me prejardhje nga Dibra këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në Twitter.

Ajo duket e emocionuar që do jetë pjesë e ngjarjes që u ka shërbyer njerëzve për të përzgjedhur shtëpitë e tyre për mbi 115 vjet.
“Jam shumë e emocionuar që të performojë këtë vit në Gen Blue për Coldwell Banker në Radio City Music Hall”, ka thënë biondja.

Ajo më tej shtoi: “Mezi pres të performojë për markën që i ka udhëhequr njerëzit me shtëpitë e tyre për mbi 115 vjet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: