SHBA

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të mërkurën, ajo tregoi më shumë për pikëpamjet e saj.

“A kam dalë më parë me vajza? Po, dhe të famshme, por nuk po i përmend.”

Vitin e kaluar, kur u pyet pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, Rexha zbuloi se e konsideron veten fluide.

“Derisa të gjej ‘the one’, nuk mund të them se çfarë jam,” tha Rexha. “Unë thjesht dua të gjej dikë që dua dhe që më do – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha prej thuajse një viti po jeton një histori të bukur dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin e saj sepse këngëtarja ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë larg syrit të publikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: