SHBA

Jam e shëndoshë”, “Jam e dobët”, “Jam e shkurtër”, “Jam e gjatë”, cila vajzë nuk është ankuar të paktën një herë për trupin e saj? Këtë gjë e vuajnë dhe vajzat e famshme dhe një ndë to është dhe Bebe Rexha.

Këngëtarja shqiptare është ndër artistet që i ka treguar hapur problemet që ka patur me trupin duke u përpjekur gjithmonë të ishte ajo “vajza e hollë”, siç e përshkruan edhe vetë.

Por sot Bebe ka fituar vetëbesimin që i duhet dhe e dashuron trupin e saj. Për të frymëzuar edhe vajzat e tjera, ajo ka postuar një foto ku duken qartë linjat e kolme të trupit dhe shkruan se ndonëse ndonjëherë është e vështirë për të, sërish përpiqet t’i tregojë sa më shumë dashuri trupit të saj.

“Aq shumë sa jam përpjekur të jem ajo ylli popit me trupin e hollë, si ato që jam rritur duke parë dhe shoh, mendoj se nuk mund ta bëj në një mënyrë natyrale dhe të shëndetshme. Mua më pëlqen të ha. Bëj palestër. Pi ujë. Bëj më të mirën. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse bëhet e vështirë ndonjëherë, i tregoj trupit tim dashuri”-shkruan Bebe dhe në fund me një mesazh: “Çdo trup është i bukur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: