Këngëtarja shqiptare, tashmë me famë botërore, dhe krijuesja e shumë hiteve botërore, duket se ka filluar t’ia mësojë ekipit të saj Vallen e Rugovës.
Bebe Rexha ka postuar një video në llogarinë e saj në instagram duke kërcyer me ekipin e saj Vallen e Rugovës.
Ajo ka shkruar “Duke mësuar ekipin tim se si kërcehet vallja e Rugovës”.
Këngëtarja së fundi ka publikuar klipin e ri “In The Name Of Love” në bashkëpunim me DJ e mirënjohur holandez, Martin Garrix.
(el.sp/BalkanWeb)