*Foto me vajzën e Ilir Metës
Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë. Bukuroshja 27-vjeçare është pritur në aeroport edhe nga dhjetra fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.

27-vjecarja do te performoje diten e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në skenën më të madhe të ndërtuar ndonjeherë në Shqipëri, ku hyrja do te jetw falas per te gjithe. Gjithashtu, ne kete koncert te Electronic Beats, do te performojne edhe Fatboy Slim dhe Honne.
Artistët që do të performojnë vijnë me një repertor të pasur dhe tepër të njohur nga të rinjtë në të gjithë botën dhe në Shqipëri. Ky është koncerti i radhës i Electronic Beats në vendin tonë, pas DJ-ve të famshëm që solli në lokalet më të njohur të bregdetit tonë gjatë sezonit veror. Ky koncert mundësohet nga Telekom Albania,
Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri.

Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë edhe edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.

Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.
Në koncertin e Electronic Beats, Bebe Rexha vjen me dy nga çmimet më prestigjioze europiane dhe botërore siç janë: MTV European Music Awards dhe Billboard Music Award. Gjithashtu, ajo ka marrë çmimin si tekst-shkruesja më e re dhënë nga Grammy Day. Aktualisht Bebe Rexha është e para në Billboard’s Pop Song dhe e teta nga 100 artistët më të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka shkruar edhe tekste këngësh për artistë të tjerë me famë botërore siç janë: Eminem, Rihanna, Nicky Minaj, etj. Vajza me origjinë nga Dibra, e cila në të vërtetë quhet Bleta Rexha, ka zgjedhur që edhe emrin e artit ta ketë në shqip (Bumble Bee).

Në një nga fotot Bebe Rexha ka pozuar në mënyrë të veçantë me një vajzë të vogël, e cila mendohet se është vajza e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pasi në media është shkruar disa herë se Rexha është me origjinë nga Dibra dhe konkretisht kushërirë e Monika Kryemadhit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: