Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjete sociale, ajo vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Bebe vazhdon t’i gëzohet suksesit të albumit të saj më të ri, “Better Mistakes”. E teksa po shijon suksesin, Rexha nuk po heziton që t’i kalojë herë pas here netët e verës jashtë me familjen ose shoqëri.

Duke u shquar për paraqitjet e saj provokuese, artistja shqiptare bëri një dalje mjaft të guximshme rrugëve të Los Angeles.

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në rrjetin social “Instagram” , Rexha është dukur shumë tërheqëse dhe mjaft ngacmuese, teksa ishte veshur me një palë rroba të zeza.

Bebe

Ajo e kishte lënë tërësisht të hapur pjesën e dekoltesë, duke bërë kështu që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb