Bebe Rexha do jetë dublante e filmit të animuar “Ugly Dolls”. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të jetë dublante e një prej personazheve në film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Bebe Rexha, Charli XCX dhe Lizzo.

Kelly Clarkson do dublojë zërin e personazhit kryesor Moxy, që udhëton me miqtë e saj UglyDoll në qytetin e Përsosmërisë, ku të gjithë janë të përsosur.

Ata takohen me Lou (Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajnon kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrin për të luajtur.

“Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë mezi po pres që ju të gjitha ta shihni”, – tha Bebe.

“Ugly Dolls” do jepet në kinema më 3 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb