Bebe Rexha po qëndron në shtëpi si shumë të tjerë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Këto ditë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare i ka shfrytëzuar për të provuar cdo lloj recete shqiptare.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram momente të gatimit të gjellës me qepë, e cila preferohet kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

“Ushqim shqiptar, 2 orë që të zihen qepët”, ka shkruar Bebe krahas videos së përgatitjes së ushqimit.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare është me origjinë nga Dibra dhe është zhvendosur në SHBA qëkur ishte e vogël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb