SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore solli pasditen e sotme bashkëpunimin e saj të ri me grupin amerikan The Chainsmokers. “Call you mine” është hiti më i ri që Rexha sjell për fansat në të gjithë botën.

Grupi amerikan ‘The Chainsmokers’ i ka kushtuar një dedikim në Twitter këngëtares emri i vërtetë i të cilës eshtë Bleta duke i kujtuar se ajo është mikesha e parë që kanë njohur në industrinë e muzikës. Video klipi është realizuar nga Dano Cerny që ka realizuar edhe video klipet e tjera të grupit ‘The Chainsmokers’.

Ndërkohë me t’u publikuar raportohet se “Call You Mine” ka nisur të shitet me sukses ne tregjet muzikore ndërkombëtare. Bebe Rexha konsiderohet si një nga artistet më të talentuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa kënga e saj “Meant To Be” ka shitur plot shtatë milionë kopje duke u certifikuar shtatë herë platin në territorin amerikan.

Nëse kjo këngë shet edhe tre milionë kopje të tjera, ajo certifikohet diamant, e para herë për një artiste shqiptare. Kënga ka vetë 40 minuta që është publikaur dhe ka mbi 150 mijë klikime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb