Ylli shqiptaro-amerikan Bebe Rexha ka publikuar video klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Dj e konsideruar prej shumë ekspertëve muzikorë si numri një në botë Martin Garrix. Kënga “In the Name of love” është shkruar dhe kompozuar nga vetë artisja shqiptare nga Dibra e Madhe.

Video-Klipi është realizuar nga regjisori britanik Emil Nava që në të kaluarën ka realizuar edhe video të njohura të Rihanës dhe Calin Harris.

“In the name of love” ka dalë në tregjet muzikore në formatin dixhital duke u renditur menjëherë në top-listat ndërkombëtare.

Bebe Rexha është e njohur si një kantautore e suksesshme, e cila ka realizuar një sere hitesh për artistët e tjerë ndërkombëtarë. Pjesë e labelit “Warner Bros”, Bebe Rexha e lindur në Nju Jork kohët e fundit ka qenë në mënyrë të vazhdueshme pjesë e top-listave amerikane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: