Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe producenti i njohur po e shijojnë këtë romancë në fshehtësi të plotë. Ylli i muzikës është treguar hermetike me ketë lidhje duke ndarë rrallëherë momente me partnerin e saj. Mirëpo, së fundmi duket se Bebe ka dashur që e gjithë bota të shikojë disa “çaste intime” të saj me Keyan në kuvertën e një jahti.

Në një video të postuar në Instastory, 31-vjeçarja shihet duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj. Në një moment, ato shkëmbejnë edhe një puthje pasionante në buzë.

Nga ana tjetër ktë vit Rexha ka qenë pasive me projektet muzikore, duke “korrur” sukseset e albumit të saj “Better Mistakes”. Mirëpo, më herët ajo u premtoi fansave që së shpejti do të vijë me diçka të re.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb