TIRANE

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, prej disa muajsh është duke shijuar romancën e saj të re. Ajo së fundmi ka bërë një udhëtim romantik me të dashurin e saj, Keyan Safyari në Meksikë.

31-vjeçarja ishte fotografuar në Cao San Lucas në Meksikë të dielën, duke shijuar një ditë të mirë me kinematografin. Biondja, e cila komentohet për format e bujshme trupore, u shfaq në një palë bikini dy pjesëshe në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, Bebe është duke e bërë kalimin e saj nga këngëtare në aktore, pasi paralajmëroi debutimin në filmin “Queenpins”. Ajo do jetë përkrah Kristen Bell, Vince Vaughn, Kirby Howell-Baptiste dhe Paul Walter Hauser.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb