TIRANE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur me fansat sa i përket problemeve të saj me shëndetin mendor.

Ajo e ka pranuar publikisht se është bipolare dhe se në të kaluarën është trajtuar me ilaçe të ndryshme kundër depresionit dhe ankthit.

Shumë nga këngët e saj kanë pikërisht temën e shëndetit mendor dhe një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj “I’m a mess”, fliste pikërisht për këtë çështje.

Rexha e cila ka një ndjekje të madhe nga fansat e saj në rrjetet sociale, ka shfrytëzuar rastin që së fundmi t’iu dërgojë një mesazh motivues të gjithë atyre që në këto momente po vuajnë nga ankthi, depresione apo sëmundje të tjera të këtij lloji.

Në një video nga shtëpia e saj, me një dukje të thjeshtë dhe pa makijazh, 31-vjeçarja u bëri thirrje të gjithë atyre që e shikojnë këtë video, që të ndalen për pak minuta dhe të mos mendojnë për atë se çfarë po kalojnë.

“Hej, mos mendo në çfarë po kalon, asgjë për të cilën nuk flet. Zemra juaj po merret me të për javë, muaj apo edhe vite, dhe ju bën të shqetësuar, të dëshpëruar, të vetmuar ose të irrituar. Ti po e kalon këtë, sepse ti gjithmonë e bën, kështu që mbaje kokën lart, merr frymë thellë dhe kalo një ditë të bukur”, ka qenë mesazhi i këngëtares shqiptare përgjatë kësaj video.

Postimi i saj është shoqëruar me komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok – ku ajo edhe e publikoi videon në fjalë.

Ndërkohë, për sa i përket muzikë, Rexha është në prag të lansimit të albumit të dytë në karrierën e saj, i cili do të jetë i gatshëm për fansat brenda pak muajve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb