SHBA

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka zbuluar për mediat e huaja se edhe prindërit e saj u infektuan me COVID-19, ndërsa është shprehur se ata ishin shumë të sëmurë për 3 javë.

“Ata u infektuan me koronavirsu dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë. Unë kam qenë shumë e mërzitur”- është shprehur këngëtarja shqiptare.

Bebe tregoi se e kishte pasur dëshirë të udhëtonte dhe të shkonte pranë tyre, po ishte e pamundur për shkak të izolimit total të vendit, pasi ajo jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj në New York.

“Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me makinë…të kujdesesha për ta … Ata nuk dëshironin që unë dhe vëllanë im të shkonim atje, por më në fund ata u bënë më mirë.”- tha ajo më tej.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: